Peja ka arritur fitoren e radhës.
Në super derbin e javës të luajtur në “Karagaq”, pejanët arritën triumfin kundër Rahovecit, raporton Gazeta Olle.
Vreshtarët luajtën mirë dhe ishin gati gjatë gjithë kohës të barabartë, por në fund dështuan për pak pikë të marrin fitore.
Rezultati përfundimtar i takimit ishte: Peja 90-85 Rahoveci.
Brandon Walters, Dardan Berisha dhe Marko Peroviç shkëlqyen duke realizuar mbi 20 pikë secili.