Dardanët po vazhdojnë përgatitjet intensive për sfidat e nëntorit.
Të mërkurën kanë stërvitur në mëngjes, ku ka munguar vetëm Dominic Artis.
Përgatitjet po vazhdojnë dy herë në ditë në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë.
Kosova do të zhvillojë dy ndeshje si mysafirë. Më 21 nëntor do të ndeshet me Zvicrën dhe më 24 ndaj Irlandës.
Dardanët kanë një fitore dhe një humbje. Sfidat e fundit do të jenë në shkurt të vitit të ardhshëm, kur do të presim Zvicrën dhe Azerbajxhanin.