Ditën e sotme janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së 14-të në dy grupet e Ligës së Parë, ku nuk kanë munguar edhe befasitë.
Me përfundimin e ndeshjeve të sotme ka përfunduar edhe stinori vjeshtor në Ligën e Parë, derisa ndeshja kryesore ka qenë ajo mes Lirisë dhe Drenicës ku fitore shënuan prizrenasit me rezultat 3-2.
Derbi mitrovicas mes Trepçës dhe Trepçës ’89 përfundoi baras 0-0, derisa Vëllaznimi mori fitore të madhe 0-1 në udhëtim te Istogu.
Rilindja e Faruk Statovcit ka triumfuar në derbin lokal ndaj Besës 1-0, ndërsa Rahoveci dhe Mitrovica luajtën baras 2-2.
Drenica është kampion vjeshtor me 31 pikë, i ndjekur nga Vëllaznimi me 26 dhe Trepça ’89 e Liria kanë nga 23 sosh.
Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin A:
Prishtina e Re ka marrë fitore me shumë vuajtje ndaj Vjosës së Shtimës me rezultat 3-2.
Fitore në xhiron e fundit të stinorit vjeshtor ka marrë edhe Vushtrria pasi ka triumfuar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Fushë Kosovës.
Dy sfidat tjera Dinamo – Flamurtari dhe Ramiz Sadiku – KEK-u përfunduan baras me rezultat të njëjtë 1-1.
Ndërkohë dueli mes 2 Korrikut dhe Kikës zhvillohet më 1 dhjetor.
Prishtina e Re është kampion vjeshtor në Grupin B me 35 pikë, derisa ndiqet nga Vushtrria që ka pesë pikë më pak. /Gazeta Olle/
Rezultatet dhe renditja tabelare në Grupin B: