Përfundon Projekti për zhvillimin e futbollit të femrave “Women’s Development Programme”

Projekti i Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e futbollit të femrave,“Women’s Development Programme” i mbështetur nga FFK dhe UEFA përfundoi fazën finale këtë të enjte.

Vajza nga të gjitha ekipet ishin pjesmarrëse në këtë projekt ku qëllimi i këtij grumbullimi ishte fuqizimi i lojtareve që kanë potencial për ekipet kombëtare.

Talentet e reja punuan me përkushtim nën përkujdesjen e trajnerëve të dalluar të futbollit.

Njëra nga skuadrat pjesëmarrëse ishte edhe KFF 16 Qershori, që u përfaqësua nga: Edonisa Aliu, Erona Podrimqaku, Floralba Zogaj, Edonisa Vrenezi, Dorina Qorri, Diellza Krasniqi, Florentina Bashota, Anita Krasniqi.

/Gazeta Olle/