Përfundon pjesa e parë në ndeshjet Drenica – Trepça ’89 dhe Malisheva – Dukagjini

Dy ndeshje mjaft interesante po zhvillohen në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll. 

Ka përfunduar pjesa e parë në përballjet Drenica – Trepça ’89 dhe Malisheva – Dukagjini, shkruan Gazeta Olle.

Në Skenderaj, ’89-shi shkon në pushim me epërsi prej 2-1, me golat e Bleon Sekiraqës (24′) dhe Christian Mba (28′).

Reagimi i kuqezinjve ishte i menjëhershëm për të ngushtuar epërsinë me anë të Bintsouka Koxyt pas vetëm tre minutash (31′).

Në anën tjetër, Malisheva pas 45 minutave është në avantazh prej 1-0 ndaj Dukagjinit.

Golin e vetëm në pjesën e parë e realizoi sulmuesi Alban Shillova në minutën e 24-të. /Gazeta Olle/ 

Nëntor “i zjarrtë” për Kombëtaren, një miqësore luksi dhe një vëllazërore

Te Ballkani të lumtur që dy futbollistë janë ftuar te Përfaqësuesja e Kosovës, Nexhipi: Vlerësim i punës së madhe që po bëhet