Përfundon pjesa e parë në kryeqytet

Prishtina dhe Ballkani janë duke u përballur në derbin e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Pjesa e parë është mbyllur në Fadil Vokrri me rezultatin 0-1.

Ndeshja ka filluar me disa minuta vonesë, kjo për faktin se kishte përleshje disa minuta para fillimit të ndeshjes mes dy tifozërive, shkruan OLLE.

Gjatë 45 minutave të para, dy skuadrat zhvilluan lojë të kujdesshme, me pak raste shënimi, dhe me mjaftë duele fizike.

Por disa sekonda para se të mbyllej pjesa e parë, Albion Rrahmani kalon në epërsi suharekasit pas asistimit të Armend Thaqit.

/Gazeta OLLE/

 

 

Kosova mposht bindshëm Maqedoninë e Veriut

Besa fiton trofeun Jeton Tërstena – Tota