Pjesa e parë: Llapi në epërsi të dyfishtë ndaj Ballkanit, pa gola në derbin Gjilani – Drita

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet përmbyllëse të xhiros së 16-të në Albi Mall Superligën e Kosovës. 

Derbi i madh kosovar ndërmjet Dritës dhe Gjilanit nuk ka prodhuar gola në 45-minutat e para, shkruan Gazeta Olle.

Në anën tjetër, Llapi po e mposht 0-2 Ballkanin në Suharekë.

Fernandinho shënoi një supergol nga goditja e dënimin në minutën e shtatë të ndeshjes.

Ndërsa, epërsinë e Llapit e dyfishoi Francisco Rivera në minutën e 36-të. /Gazeta Olle/ 

Shkëndija shtrin dorën e pajtimit: Stop urrejtjes mes dy tifozerive

Klea Verri, MVP e parë në Ligën Unike për këtë edicion