Përfundon pjesa e parë në mes të Spanjës dhe Gjermanisë

Grupi E është padyshim një nga më interesantët, që u bë edhe më i komplikuar pas humbjes së Gjermanisë ndaj Japonisë dhe së fundi të aziatikëve ndaj Costa Rikës.

Spanja dhe Gjermania momentalisht janë duke zhvilluar një ndeshje të zjarrtë, e cila pas 45 minutave është mbyllur me rezultatin 0-0, shkruan Gazeta OLLE.

Të parët të cilët rrezikuan portën ishin spanjollët, ku pas një goditje nga Olmo topi u deviju nga Neuer, ndërsa ishte traversa e cila e ndaloj përfundimisht goditjen bombastike të mesfushorit ofensiv.

Pritja fantastike e Neuer pas goditjes bombastike të Dani Olmos.

Më pas ishte Antonio Rudiger i cili shënoj në minutën e 38-të, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

 

 

Pas fitores ndaj Belgjikës, marokenët “djegin” edhe Brukselin (Video)

Gjigandët evropian ndahen në paqe, ndeshjet e fundit përcaktojnë Kombëtaret të cilat kualifikohen në fazën e eliminimit direkt