Përfundon pjesa e parë, Kosova në disavantazh ndaj Armenisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore ndaj Kosovës dhe Armenisë e cila po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Dardanët kanë shkuar në pushim mes pjesëve me disavantazh 0-1, shkruan Gazeta Olle.

Golin e vetëm në 45-minutat e para e shënoi Zhirayar Shaghonyan, pas një depërtimi të bukur në minutën e 24-të.

Kosova u mundua të krijojë disa aksione por mungoi efikasiteti në fazën finale.

Kujtojmë se në këtë miqësore Alain Giresse i ka dhënë mundësi disa futbollistëve të rinj dhe atyre të elitës së futbollit kosovar. /Gazeta Olle/ 

Përfaqësuesja e Kosovës U19 arriti në Suedi dhe mbajti stërvitjen e parë

Shqipëria – Italia, publikohen formacionet zyrtare