Përfundon pjesa e parë e ndeshjes Portugali – Ganë

Ka përfunduar pa gola, 0-0, pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Portugalisë dhe Ganës. 

Portugezët ishin më dominues në 45-minutat e para, por nuk e gjetën rrugën e golit, shkruan Gazeta Olle.

Në anën tjetër, kombëtarja afrikane ishte e fokusuar në mbrojtje gjatë pjesës më të madhe të kohës.

Kjo sfidë ështe e vlefshme për xhiron e parë të Grupit H në Botërorin “Katar 2022”.

Ndeshja tjetër e këtij grupi e zhvilluar sot ndërmjet Uruguait dhe Koresë Jugore u mbyll pa fitues, 0-0. /Gazeta Olle/ 

Legjenda gjermane pesimist: S’kemi mbrojtës krahu, Spanja na shkatërron

Kosova me pesë kombëtare të reja në arenën ndërkombëtare