Përfundon pjesa e parë e çerekfinales Kroaci – Brazil

Ka përfunduar pa gola, 0-0 pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Brazilit. 

Në këtë sfidë do të përcaktohet kombëtarja e parë që kalon në gjysmëfinale të Botërorit ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta Olle.

Brazilianët krijuan disa raste por pa arritur që të rrezikojnë seriozisht portën e Livankovic.

Kroatët ishin të fokusuar më shumë në mbojtje dhe nga goditjet që i patën asnjë nuk përfundoi brenda kornizës së portës.

Kombëtararja që fiton në këtë ndeshje çerekfinale do të takohet në gjysmëfinale me fituesin e takimit Holandë – Argjentinë, që zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00. /Gazeta Olle/

 

Parashikimi i Van der Vaart për Holandën kundër Argjentinës shkakton zemërim

Regragui: Me Portugalinë nuk do jetë aq e thjeshtë sa me Spanjën