Në stadiumin 18 qershori në Klinë, po zhvillohet aktualisht ndeshja në mes të Feronikeli ‘74 dhe Prishtina e Re.
Dy klube të cilat kanë vetëm një qëllim, të arrijnë Superligën e Kosovës, shkruan Gazeta OLLE.
Në 45 minutat e para, u karakterizuan tre raste të dyshimta për penallti, por i këtij mendimi nuk ishte gjyqtari Visar Kastrati.
Ndeshja është e nivelizuar, dhe pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-0.