Përfundon pjesa e parë, Ballkani në disavantazh ndaj Bates

Pjesa e parë e ndeshjes kthyese mes BATE Borisovit dhe Ballkanit, është mbyllur me epërsinë e bjellorusëve me rezultat 1-0.

Ballkani që e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 4-1, dukej më komod dhe loja e tyre nuk ishte e nivelit që jemi mësuar ta shohim.

Enea Koliqi e mbajti portën e paprekur, fal dy pritjeve të bukura në fillimin e ndeshjes .

Një goditje e Nazmi Gripshit u bllokua nga mbrojtja, para se Bate Borisov të shënonte.

Zhvillohej minuta e 30-të, kur një gabim i Lorenc Trashit para mbrojtjes bën që të përfitojnë lojtarët bjellorus, duke shënuar me Artem Kontsevoy nga afër për 1-0.

Pas golit të pranuar Ballkani filloi të luajë, ku Qëndrim Zyba në minutën e 38-të gjuajti nga distanca ngjitur me shtyllën.

Pjesës së parë edhe njëherë Koliçi doli në skenë me një pritje të bukur.

Rezultati i përgjithshëm aktualisht është 4-2 në të mirë të Ballkanit, por skuadra e Ilir Dajës duket të ketë kujdes, pas një gol tjetër i pranuar mund të hap ndeshjen plotësisht.

Struga humb edhe ndeshjen e dytë dhe eliminohet nga garat evropiane

Zyrtare: Bersant Celina prezantohet te skuadra e re