Përfundon pjesa e parë, Ballkani 45 minuta larg historisë

Ballkani është duke luajtur ndeshjen në udhëtim te Klaskvik, ku sonte Xhebrailat mund tē shkruajnë historinë në futbollin kosovar, duke u bërë skuadra e parë e cila arrinë në “Play Offs”.

Të besuarit e Ilir Dajës, do të kenë përparsinë e një golit nga ndeshja e parë, e cila u zhvillua në kryeqytet një javë më parë, me kampionët e Superligës së Kosovët të cilët fituan me rezultat 3-2, shkruan Gazeta OLLE.

Ballkani mund të kishte mbyllur më herët kalimin në raundin tjetër, por nga epërsia 3-0 në Fadil Vokrri, skuadra nga Ishujt Faroe arriti të rikthej rezultatin në 3-2 me golat e Klettskard.

Rezultati pas pjesës së parë është 0-0, Ballkani arriti të shënoj gol me anë të Albion Rrahmanit, por gjyqtari anësor anuloi golin pas prekjes së topit nga Korenica, i cili ishte në pozitë të pa rregullt.

Zyrtare: Prishtina prezanton drejtorin sportiv, një ish-futbollist i kryeqytetasve

Zyrtare: Redon Ismaili huazohet te Vllaznia e Pozhoranit