Tre Luanët e filluan takimin më mirë se që e kishin menduar, duke kaluar në epërsi me anë të Luke Shaw, që u asistua nga Kieran Trippier.
Ky gol i realizuar nga anëtari i Manchester United doli të jetë më i shpejti në histori të finaleve të Kampionateve Evropiane.
Italia më pas kishte një shqetësim në mesfushë në minutën e 22-të, pasi Jorginho kishte disa dhimbje, por u rikthye më pas.
Më pas Azzurët filluan të marrin ndeshjen në dorë, së paku sa i përket posedimit të topit, derisa kishin edhe disa shanse të mira.
Një i tillë ishte në minutën e 35-të, kur Federico Chiesa lëshoi një goditje të fuqishme, por ishte e pasaktë.
Një minutë më vonë, Luke Shaw kishte mundësinë të pasonte brenda zonës për bashkëlojtarët, e topi u largua nga Emerson Palmieri.
Në 45 minutat e dytë, me gjasë do të ketë së paku edhe një gol, duke parë që ritimi i lojës është tejet i shpejtë dhe kishte aksione nga të dyja anët. /Gazeta Olle/