Përfundon pa gola pjesa e parë e ndeshjes Kosovë – Ishujt Faroe

Ka përfunduar pjesa e parë e miqësores ndërmjet Kosovës dhe Ishujve Faroe që po zhvillohet në “Fadil Vokrri”. 

Ndonëse Dardanët patën lojën nën kontrollë, 45-minutat e para u mbyll pa gola, 0-0, shkruan Gazeta Olle.

Është kjo ndeshja e fundit për Kosovën në vitin 2022, ndërsa Giresse i ka ofruar minuta futbollistëve të rinj.

Para disa ditësh, Kosova barazoi në miqësoren tjetër ndaj Armenisë me rezultat 2-2 në ndeshjen gjithashtu të zhvilluar në Prishtinë. /Gazeta Olle/ 

Fansat e frustruar me akomodimin në Katar: Po paguajmë që të qëndrojmë në vende që ngjasojnë me burgjet e Suedisë

Shqipëria rikthehet te fitorja, mposht Armeninë me rezultat të pastër