Përfundon pa fitues ndeshja në “Fadil Vokrri”, Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Prishtina dhe Gjilani kanë ndarë pikët pas barazimit 2-2 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të të Albi Mall Superligës. 

Në “Fadil Vokrri” u zhvillua një ndeshje spektakolare, ku Prishtina dy herë kishte epërsinë, por Gjilani dy herë arriti deri tek barazimi, shkruan Gazeta Olle.

Në pjesën e parë kryeqytetasit dominuan, duke arritur golin e epërsisë.

Vendasit shkuan në pushim me epërsi minimale 1-0, me golin e Arlind Shabanit në minutën e 40-të të takimit.

Në pjesën e dytë, Albert Dabiqaj barazoi rezultatin në minutën e 58-të.

Bardhekaltrit rikthyen epërsinë nëpërmjet Albin Prapashticës në minutën e 63-të.

Në skenë doli përsëri Albert Dabiqaj, i cili me një gol spektakolar dhe të dytin e tij personal, barazoi rezultatin në 2-2 në minutën e 74-të.

Pas këtij barazimi, të dyja skuadrat mbeten me pikë të njëjta në renditjen tabelare.

Të dy skuadrat kanë nga 23 pikë, Prishtina zë vendin e tretë ndërsa Gjilani të katërtin. /Gazeta Olle/ 

Emir Sahiti i pandalshëm, gol dhe asistim në fitoren e Hajdukut (Video)

Ramadani: Pikë e madhe dhe kjo vjen pas sakrificës që bëmë në fushë