Përfundon ndeshja në Stamford Bridge, spektakël në Londër

Ka përfunduar dhe ndeshja e fundit për javën e 28-të në Premier League, me Chelsean të cilët pritën në shtëpi laraskat e Newcastle United.

Një ndeshje fenomenale nga dy skuadrat, të cilat shënuan plotë pesë gola në këtë takim, shkruan Gazeta OLLE.

Njeriu në formë te Chelsea, Plamer asistoi për golin e parë të bluve, me Jackson i cili mposhti Dubravkan në minutën e gjashtë, pjesa e parë përfundoi 1-1 pas golit të Isak në minutën e 43-të.

Palmer dhe Mudryk shënuan për skuadrën e Pochetinos, e cila udhëheqi 3-1 pas 76-të minutave lojë në kryeqytet.

Për epilogun final, Chelsea 3-2 Newcastle United u përkujdes Murphy në kohën shtesë, me mysafirët të cilët tentuan të barazojnë rezultatin deri në fund, por pa sukses.

 

Besa e fiton për një gol derbin me Prishtinën

Lumbardh Dellova pritet të ftohet nga Kosova për ndeshjet e muajit mars