Përfundon ndeshja në mes të Kosovës U21 dhe Dritës me këtë rezultat

Ka përfunduar ndeshja testuese në mes të Kosovës U21 dhe Dritës.

Në fund dy skuadrat u ndanë baraz, me rezultat 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, personat duke marrë pjesë në sporte dhe ambiente të jashtme

Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin “Milton Keynes” në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023.

/Gazeta Olle/

 

Ish-trajneri i skuadrës shqiptare bën skandal në konferencën për shtyp, ankohet për birrat pa alkool

Pjesë e parë fantastike për Kosovën, shkojnë në pushim me epërsi