Përfundon ndeshja në kryeqytet, Ballkani fiton ndaj Prishtinës

Prishtina dhe Ballkani janë përballur në derbin e javës së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Pas 90-të minutave, goli i Albion Rrahmanit në minutën e 45-të, vendosi epilogun final të takimit, shkruan OLLE.

Prishtina është njoftuar me humbjen e parë kampionale, ndërsa Ballkani ka fituar tre ndeshje, nga tre të zhvilluara në elitën e futbollit kosovar.

Ballkani në xhiron tjetër do të jetë nikoqire e Dritës, ndërsa Prishtina luan në udhëtim te Gjilani.

 

 

Besa fiton trofeun Jeton Tërstena – Tota

Daja flet pas fitores në kryeqytet