Chelsea e cila është në krizë të rezultateve, nuk ka arritur më shumë se një pikë në udhëtim te Brighton.
Ndeshja fillojë shumë mirë për skuadrën e Thomas Tuchel duke kaluar të parët në epërsi me golin e Hakim Zyech në minutën e 28-të, blutë e londrës mbyllën pjesën e parë duke qenë në epërsi minimale.
Por saktësisht pas një ore lojë, në minutën e 60-të në skenë u shfaq mbrojtësi Webster, duke barazuar shifrat në 1-1.
Chelsea gabon përsëri, duke qenë 12-të pikë tani prapa liderit Man City, me qytetarët që kanë një ndeshje më shumë për ta zhvilluar.