Përfundon ndeshja miqësore Drenica – Ferizaj

Drenica dhe Ferizaj janë duke kryer fazën përgatitore në Shqipëri para edicionit pranveror në Superligën e Kosovës dhe Ligën e Parë.

Dy skuadrat kosovare kanë zhvilluar një ndeshje miqësore në Durrës, ku fitore ka shënuar ekipi nga Liga e Parë, Ferizaj.

Ekipi i drejtuar nga trajneri Arbnor Morina ka mposhtur atë të Tahir Lushtakut me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Laurent Bibaj.

/Gazeta Olle/

Distria Krasniqi e artë në Grand Prix të Portugalisë

Zyrtare: Armend Blakçori prezantohet te skuadra e re