Drenica ka luajtur sot edhe ndeshjen e radhës miqësore.
Skuadra nga Skenderaj dueli sot me skuadrën nga Kategoria e Parë në Shqipëri, Egnatia.
Të besuarit e Bledar Devollit janë mposhtur në këtë takim me rezultatin 0-2.
Drenica në këtë duel startoi me të gjitha përforcimet e bëra, vetëm kapiteni Bejta dhe sulmuesi i ri, Zabërgja startuan nga pjesa e futbollistëve që u paraqitën në vjeshtë./GazetaOlle/