Përfundon miqësorja mes Besës dhe Vushtrrisë, ky është rezultati përfundimtar

Besa dhe Vushtrria luajtën mes vete “testin final” para fillimit të stinorit pranveror.

Në stadiumin “Tahir Vokshi” të Brestovikut, dy skuadrat ish-kampione të elitës së futbollit kosovar dueluan mes vete në një ndeshje miqësore, shkruan Gazeta Olle.

Takimi përfundoi ashtu siç edhe nisi, pra me rezultat të barabartë 0-0.

Të dy trajnerët e skuadrave inkuadruan në lojë të gjithë futbollistët, si ardhjet e reja e poashtu edhe ata që luajtën në stinorin vjeshtor.

Pejanët e Besës luajtën një ndeshje të bukur për sy, por që përvoja mungon dukshëm tek ta.

Të dyja këto klube pranverën e nisin me vonesë, kjo sepse janë eleminuar në raundet e hershme të Kupës së Kosovës./GazetaOlle/