Përfundon miqësorja e parë e Llapit në Turqi, ky është rezultati ndaj skuadrës ruse

Llapi ka zhilluar miqësoren e parë në Turqi, atje ku po zhvillon fazën e dytë përgatitore para fillimit të stinorit pranveror.

Skuadra e Batatinës ka barazuar pa gola, 0-0, ndaj skuadrës ruse, FC Olimp Dolgoprudny, shkruan Gazeta Olle.

Bardhekaltrit janë vendosur dje në Antalya, dhe gjatë qëndrimit në Turqi do t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje të tjera kontrolluese.

Kujtojmë se Llapi është vetëm njëra nga tetë skuadrat e Superligës që fazën përgatitore po e zhvillojnë në tokën turke. /Gazeta Olle/

Drita nesër përballet me skuadrën e njohur ukrainase

Prishtina mposhtet me rezultat të thellë në miqësoren e parë në Antalya