Përfundon me këtë rezultat miqësorja Vëllaznimi – Llapi

Ka përfunduar miqësorja e zhvilluar në Gjakovë, ndërmjet Vëllaznimit dhe Llapit.

Ndeshja është mbyllur me barazim 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me disa raste, por u mbyll pa gola.

Në pjesën e dytë ishin mysafirët që realizuan përmes Drilon Fazliut, në minutën e 54-të.

Megjithatë, kuqezinjtë nuk u dorëzuan, duke barazuar përmes Lek Vulës i cili realizoi nga penalltia, dhe kështu kjo ndeshje miqësore u mbyll 1-1.

/Gazeta Olle/

Klubet e Ligës Premier në takim urgjent pas shitjes së Newcastle United te sheikët

Gjeorgjia U19 – Kosova U19, publikohen formacionet zyrtare