Përfundon me këtë rezultat miqësorja ndërmjet Vjosës dhe Vitisë

Skuadrat kosovare po zhvillojnë përgatitjet e fundit para fillimit të stinorit pranveror në futbollin kosovar.

Sot është zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndërmjet Vjosës nga Liga e Dytë dhe Vitisë nga Liga e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Kjo miqësore ka prodhuar plot katër gola, ku në fund ndeshja përfundoi me barazim 2-2.

Golat për skuadrën nga Shtimja i realizuan Albijon Shurdhiqi dhe Qerim Tershana.

Kujtojmë se të dy skuadrat kanë synime të ndryshme, me Vjosën që po kërkon promovimin në Ligën e Parë dhe me Vitinë që synim ka qëndrimin në këtë nivel garash. /Gazeta Olle/

Delegohen gjyqtarët për ndeshjet e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës

Alban Hyseni dhe Hajrulla Çeku takohen për stadiumin e qytetit në Gjilan – ja çfarë u diskutua