Përfundon me këtë rezultat miqësorja ndërmjet Dritës dhe FK Makedonija

Drita ka zhvilluar sot miqësoren e parë gjatë fazës përgatitore për ndeshjen ndërkombëtare.

Skuadra e Ardian Nuhiut ka barazuar me rezultat 2-2 ndaj FK Makedonija, në ndeshjen e zhvilluar në Kërçovë, shkruan Gazeta Olle.

Skuadra gjilanase ishte në disavantazh kur maqedonasit realizuan në minutën e 20-të.

Pesë minuta më vonë Drita e barazoi rezultatin përmes Hamdi Namanit, ndërsa gjashtë minuta më vonë e përmbysi atë me golin e Marko Simonovskit.

Gjashtë minuta pa përfunduar koha e rregullt e takimit, Makedonija GP barazoi shifrat në 2-2, rezultat më të cilin u mbyll ballafaqimi.

Para ndeshjes në raundin e Parë të Ligës së Konferencës ndaj Inter Turku, Drita i zhvillon edhe dy miqësore të tjera, ndaj Ballkanit dhe Strugës. /Gazeta Olle/

Agim Ademi viziton stadiumin e ri të përfunduar në Vitomiricë, nga afër përcjell stërvitjen e grupmoshave U11 të KF Beharit

Vetëm një gol i shënuar në miqësoren Ballkani – Llapi