Përfundon me këtë rezultat miqësorja Llapi – Gjilani

Llapi dhe Gjilani kanë zhvilluar sot ndeshje kontrolluese në qytetin e Strugës.

Kjo miqësore ka përfunduar me rezultat të barabartë, 1-1, shkruan Gazeta Olle.

Llapi e mbylli pjesën e parë në epërsi, pas golit të Bianor Neto në minutën e 42-të.

Me të filluar pjesa e dytë, Gjilani barazoi shifrat në 1-1, në minutën e 50-të.

Ishte transferi i ri i kuqebardhëve, Baton Zabërgja i cili në ndeshjen e tij të parë realizon gol.

Në pjesën e mbetur të ndeshjes, skuadrat dështuan të shënonin dhe miqësorja u mbyll pa fitues. /Gazeta Olle/

Zyrtare: Mikaile Tmusic pjesë e Trepçës

Publikohet lista e Kosovës U20