Përfundon mbledhja e Serie A, kjo është kërkesa e Juventusit, Interit dhe Milanit

Klubet e Serie A janë takuar për të diskutuar rreth Superligës Evropiane. 

Tri skuadra nga Italia kanë zyrtarizuar pjesëmarrjen në Superligë.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano raporton se tri ekipet që konfirmuan pjesëmarrjen në Superligë, Juventusi, Interi dhe Milani kanë shprehur interesin e tyre të qëndrojnë në Serie A dhe të luajnë aty edhe pse tani janë pjesë e Superligës Evropiane.

Në anën tjetër, UEFA do të luftojë që t’i suspendojë klubet e Superligës edhe nga ligat vendore.

UEFA vazhdimisht e ka kundërshtuar krijimin e një lige të tillë dhe është mbështetur edhe nga FIFA për këtë.

/Gazeta Olle/