Përfundon lidhja 1-vjeçare e Era Istrefit dhe Amir Rrahmanit, çifti “zhduk” gjurmët e njëri-tjetrit

Pas gati 1 vit lidhje, Era Istrefi dhe Amir Rrahmani i kanë dhënë fund lidhjes së tye. Çifti, që muajt e fundit e bënë këtë lidhje publike, duket se kanë mbyllur këtë raport tërësisht në qetësi. 

Vetëm pak muaj më parë, dyshja ëmbëltonte “Instagram”-in, me postimet e tyre dhe dedikimet plot romanticitet, por duket se tashmë të gjitha gjurmët e kësaj lidhjeje janë zhdukur. Madje, këngëtarja dhe kapiteni i skuadrës së Kosovës, nuk ndiqen më në rrjetet sociale, duke na zbuluar kështu se lidhja e tyre ka marrë fund.

Burime pranë tyre flasin se shkak janë bërë përplasjet e fundit që dyshja ka patur dhe duke mos gjetur më gjuhën e përbashkët, të dy kanë marrë vendimin që t’i japin fund kësaj historie. Ndonëse gjërat mes tyre ishin serioze, të dy nuk e kanë menduar dy herë për t’i dhënë fund.

Pas shumë muajsh dyshime dhe aludime në shtypin rozë, Amir Rrahmani dhe Era Istrefi më në fund kanë vendosur të dalin hapur me lidhjen e tyre disa muaj më parë. Kapiteni i Kosovës përflitej prej kohësh se shoqërohej me këngëtaren e njohur kosovare. Por deri më atëherë, nuk kishte sinjale të qarta se të dy ishin bashkë, ndonëse ajo shfaqej vazhdimisht në stadiumin e Napolit për të ndjekur ndeshjet e mbrojtësit.

“Provat” i kanë publikuar të dy në rrjetet sociale, teksa kanë postuar foto nga çmimi i madh i Austrisë në “Formula 1”. Rrahmani dhe këngëtarja kanë pozuar bashkë në bokset e skuderisë “Ferrari”, duke bërë të qartë se nuk ishte një vizitë rastësore. Dyshimet për këtë histori nisën në verën e vitit të shkuar, ku Era dhe Amiri kishin vetëm pak ditë që e kishin nisur këtë raport dashurie.

Në rrjetet e tyre sociale, ata publikuan foto, duke bërë me dije se ishin duke i kaluar së bashku këto ditë.

Era dhe Amiri kanë lënë pas këtë histori, duke zhdukur çdo detaj të tyre në rrjetet sociale.

Drita dhuron spektakël në Zvicër, por ndeshja mbyllet pa fitues

Një adoleshent ndëshkon Anglinë, festë braziliane në “Wembley”