Në një ndeshje fantastike Bashkimi ka mundur Penzën me rezultat 77:80 (27:19, 18:27, 9:18, 23:16), për tu kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Vendaset e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej tetë pikësh, 15:8, e duke e rritur më shumë epërsinë në çerekun e parë deri në 12 pikë, 27:15, ndërsa kjo pjesë përfundon 27:19. Mysafiret nuk dorëzohen dhe kundërpërgjigjen shpejt, për të barazuar rezultatin në 31:31, e duke pasur epërsi deri në shtatë pikë, 33:40, kurse pjesa e parë përfundon me rezultat 45:46.
Prizrenaset vazhduan me lojë të mirë, për të ngritur epërsi në nëntë pikë, 45:54, megjithatë pejanet rikthehen shpejt dhe më pas zhvillohet një lojë e barabartë në parket, por në fund të periodës së tretë, vashat mysafire sërish shkëputen, ku rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 54:64. Lojë fantastike u zhvillua në dhjetë minutat e fundit.
Kampionet e Kosovës zhvilluan një lojë shu:77, më të mirë, duke barazuar shifrat në 73:73 dhe 77:77, por në çastet vendimtare, basketbollistet e Bashkimit ishin më të vëmendshme, duke triumfuar 77:80, për tu kualifikuar në finalen e madhe, ku do të përballen me Prishtinën.