Përfundon gara e aeroplanëve me letër ku mori pjesë edhe Kosova

Ka përfunduar finalja e madhe e ngjarjes ndërkombëtare Red Bull Paper Wings në Salzburg të Austrisë, ku pjesëmarrës ishte edhe Kosova që u përfaqësua me tre garues.

Red Bull Paper Wings, është garë për aeroplanët me letër ku garuesit shfaqin shkathtësitë në disa kategori.

Pas 535 etapave kualifikuese në mbarë botën me rreth 46 mijë garues, Kosovën e përfaqësuan, Albion Ukaj, Ajet Basholli dhe Luan Musaj.

Ukaj ishte garues në kategorinë e akrobacionit, Basholli në garën për distancën më të largët, kurse Musaj në garën për qëndrimin më të gjatë në ajër.

Asnjëri prej kosovarëve nuk arriti sukses në këtë kampionat, ndërsa fituesit ishin:

Distanca më e largët

  1. Veselin IVANOV (BUL) – 53,22 m
  2. Jovica KOZLICA (CRO) – 51,22 m
  3. Yuki KAJIYA (JPN) – 50,05 m

Akrobacioni më i mirë

  1. Avedis TCHAMITCHIAN (LBN) – 50 pikë
  2. Tomasz CHODYRA (POL) – 47 .
  3. Ryan NACCARATO (USA) – 46 .

Qëndrimi më i gjatë në ajër

  1. Karen HAMBARDZUMYAN (ARM) – 14,36 secs
  2. MA IENG (HKG) – 13,76 secs.
  3. Yohei HAYASHI (JPN) – 12,18 secs.