Përfundon drama në Grupin F: Belgjika përshëndetet nga Botërori, Maroku dhe Kroacia në 1/8 e finales

DOHA, QATAR - DECEMBER 01: Youssef En-Nesyri of Morocco celebrates after scoring the team's second goal during the FIFA World Cup Qatar 2022 Group F match between Canada and Morocco at Al Thumama Stadium on December 01, 2022 in Doha, Qatar. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit dhe përcaktuese në Grupin F të Botërorit ‘Katar 2022’. 

Maroku kalon në 1/8 e finales si lider i Grupit me shtatë pikë, ndërsa Kroacia kalon tutje në pozitën e dytë me pesë sosh, shkruan Gazeta Olle.

Belgjika mbetet jashtë Botërorit, duke përfunduar në pozitën e tretë në tabelë me katër pikë.

Kanadaja veçse ishte e eliminuar që pas ndeshjes së dytë në grup, dhe me humbjen e sotme e përfundon aventurën në Katar me asnjë pikë të mbledhur.

Në duelet e sotme, Kroacia arriti të barazonte pa gola, 0-0, ndaj Belgjikës, që ishte e mjaftueshme për të kaluar tutje.

Dramë e madhe u zhvillua në fund të ndeshjes, por përkundër rasteve të shumta, belgët nuk arritën të shënonin golin që do t’i dërgonte në fazën e eliminimit direkt.

Maroku arriti fitore të madhe me rezultat 2-1 ndaj Kanadasë, që e vendosi në krye të Grupit F.

Të tre golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e parë.

Golat për Marokun i realizuan Hakim Ziyech (4′) dhe Youseff En-Nesyri (23′), ndërsa kanadezëy ngushtuan rezultatin përmes autogolit të Nayef Aguerd (1-2). /Gazeta Olle/ 

20 minuta deri në përfundim të ndeshjeve në Grupin F, ja si duket tabela aktualisht

I nervozuar pasi humbi shumë raste shënimi, Lukaku thyen me grusht bankinën pas eliminimit (VIDEO)