Ka filluar ndeshja mes Sllovakisë dhe Kosovës, raporton Gazeta Olle.
Takimi i vlefshëm për para-kualifikueset e Kupës së Botës po luhet në Bratislavë.
Rezultati pas çerekut të parë është: 21-9
“Dardanët” e basketbollit po tregojnë paraqitje të tmerrshme sonte.
Mario Ihring ishte më i miri për sllovakët me 8 pikë brenda 10 minutëshit.
Vendasit po udhëheqnin 11-0 në katër minutat e para, çka detyroi Kosovën që të përdorte Time-outin e parë, e më pas edhe të shënonte pikët e para të ndeshjes me Fisnik Rugovën./GazetaOlle/