Përfundojnë pjesët e para në Klinë dhe Malishevë, këto janë rezultatet

Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet e sotme të xhiros së 23-të të Superligës. 

Dukagjini ka shkuar në pushim me epërsi 2-1 ndaj Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Mentor Zhdrella ai që shënoi golin e parë në minutën e 9-të, ndërsa goli i barazimit për Prishtinën erdhi nga Mendurim Hoti në minutën e 17-të.

Golin e dytë për klinasit e realizoi Altin Merlaku në minutën e 44-të nga penallia.

Në ndeshjen tjetër, Malisheva dhe Feronikeli pas 45 minutave të parë shkuan në pushim me rezultat të barabartë 1-1.

Ishin mysafirët që shënuan të parët përmes Xhylanit në minutën e 16-të, ndërsa Malisheva barazoi me golin e Mërgim Pefqelit në minutën e 43-të.

/Gazeta Olle/

Ndeshje shumë interesante në Klinë, Dukagjini rikthen epërsinë ndaj Prishtinës

Përmbyset rezultati në ndeshjen Malisheva – Feronikeli