Kanë përfunduar 45 minutat e para në tre sfidat e xhiros së 16-të që po zhvillohen në Albi Mall Superligë në Malishevë, Skenderaj dhe Ferizaj.
Malisheva dhe Prishtina janë baras 1-1 pas 45 minutave të para.
Drilon Hazrollaj kaloi vendasit në epërsi në minutat e para të ndeshjes me një gol të bukur nga distanca për 1-0.
Ndërkohë në miutën e 22-të mysafirët barazuan rezultatin në 1-1 me Endrit Krasniqin nga penalltia.
Ferizaj po humb nga Trepça ’89 me rezultat minimal 0-1, falë golit nga Albion Pllana.
Vlen të theksohet se Ramush Ramadani ka humbur penalltinë për vendasit.
Mysafirët në epërsi janë edhe në Skenderaj në sfidën Drenica – Dukagjini 0-1.
Ishte kapiteni i klinasve Altin Mërlaku që shënoi për 0-1. /Gazeta Olle/