Përfundojnë pjesët e para, Milan dhe Real Madrid në epërsi minimale

Real Madridi ka shkuar në pushim me një gol epërsi ndaj Chelseat në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Edhe pse Chelsea kishte një start të mirë, duke rrezikuar portën e Thibaut Courtois, nuk kishte sukses.

Mbretërit arritën të shënonin që në minutën e 21-të, pas një aksioni të mirë, ku Dani Carvajal asistoi te Vinicius Junior që gjuajti port Keppa Arizabalaga priti, ndërsa nga topi i kthyer shënoi Karim Benzema për 1-0.

Epërsi pas 45 minutave të para kanë krijuar edhe Milani në duel me Napolin.

Ishte mesfushori algjerian, Ismael Bennaccer që kaloi Rossonerët në epërsi përballë rivalëve italianë. /Gazeta Olle/

Plasin grushtet mes dy sulmuesve të Bayernit pas humbjes nga Manchester City

Menaxheri i Ermal Krasniqit zbulon emrat e tre klubeve nga Serie A që e duan sulmuesin kosovar