Përfundojnë nëntë ndeshjet e xhiros së parë në Ligën e Parë, këto janë rezultatet komplete

Ka startuar edhe Liga e Parë e Kosovës në dy grupet A dhe B.

Suhareka e ka nisur me fitore pas ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1-0, derisa Trepça ’89 ka mposhtur bindshëm Istogun në udhëtim 0-4.

Trepça ka triumfuar 3-2 ndaj Rilindjes, ndërsa dy sfidat tjera Phoenix – Rahoveci dhe Dinamo – Vëllaznimi përfunduan baras 0-0.

Në Grupin B u zhvilluan vetëm katër ndeshje, pasi sfida mes Ulpianës dhe Prishtinës së Re është shtyrë për disa ditë më vonë.

Ferizaj ka barazuar me 2 Korrikun në udhëtim me rezultat 1-1.

Flamurtari ka mposhtur Kikën me rezultat 2-0, teksa me të njëjtin rezultat ka triumfuar edhe Vjosa ndaj Vllaznisë së Pozhoranit.

Dueli tjetër i zhvilluar në kryeqytet mes Ramiz Sadikut dhe Vushtrrisë i takoi vendasve me rezultat minimal 1-0. /Gazeta Olle/

Rexhepi i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij

Roma e nis me barazim sezonin e ri në Serie A