Përfundojnë ndeshjet në Ligën e Parë, këto janë rezultatet

Sot në Ligën e Parë janë zhvilluar tre takime mjaftë interesante, duke filluar nga ora 13:00.

Rahoveci në shtëpi ka mposhtur skuadrën e Dinamos, me rezultatin 2-0, duke u renditur në pozitën e katërt, ndeshja përfundoj 2-0 në të mirë të vreshtarëve.

Ndërsa Dinamo tashmë gjindet në pozitën e parë, por në rrezik për të u kaluar nga Suhareka e cila ka një ndeshje më pak, shkruan Gazeta OLLE.

Në një ndeshje me shumë gola, Vjosa ka fituar ndaj Ulpianës me rezultatin 4-2, duke qenë një ndeshje fantastike mes dy skuadrave, me vendasit që tashmë janë vetëm dy pikë larg vendit të parë.

Në vendin e parë të Grupit B, e ndjekur pikërisht nga Vjosa është Prishtina e re, e cila sot si vendas mposhti Flamurtarin me rezultat 1-0.

/Gazeta OLLE/

Zekirija Ramadani flet pas humbjes nga Fushë Kosova, tregon problemin te skuadra e tij sot

Altin Zeqiri kontribuon me gol në fitoren e thellë të Rizespor