Përfundojnë ndeshjet e Ligës së Parë me këto rezultate

Kanë përfunduar katër ndeshjet e sotme në Ligën e Parë të Kosovës në futboll.

Takimi i cili solli plot pesë gola, ishte ai në mes të 2 Korrikut dhe Fushë Kosovës, i cili përfundoi me rezultat 3-2, shkruan Gazeta Olle.

Arbëria është mposhtur nga Vitia në udhëtim, ndërsa me rezultat të barbartë u mbyll takimi mes Lirisë dhe Trepçës.

KF Drenasi, përkundër rasteve të shumta në ndeshjen ndaj Rahovecit, nuk arriti të shënojë dhe ballafaqimi u mbyll pa gola 0-0.

Rezultatet e plota: 

Grupi A

Liria 0 – 0 Trepça

Drenasi 0 – 0 Rahoveci

Grupi B

2 Korriku 3 – 2 Fushë Kosova

Vitia 1 – 0 Arbëria

/Gazeta Olle/

Drenica, Drita dhe Ballkani dalin fitues në duelet e sotme të Superligës

Nuhiu: Skuadra e Dritës do jetë favorite për ta fituar titullin kampion