Janë mbyllur tetë ndeshjet e ditës së martë në Uefa Champions League, ku ka mbetur dhe një xhiro deri në fazën eleminatore.
Dynamo Kyiv 1-2 Bayern Münich
Bayern Münich me shumë mund arriti të fitojë një ndeshje me kushte të vështira klimatike, por as moti i ligë nuk arriti të ndalojë lojtarët e Nagelsmann të shënonin fitoren e radhës.
Villareal 0-2 Man United
Manchester United bëhet skuadra e parë nga grupi F që arrinë të kalojë grupet. Michael Carrick debuton me fitore në udhëtim te Villareal, me rezultatin final 0-2 në të mirë të djajve.
Chelsea 4-0 Juventus
Kampionët aktual në kompeticionin më të madh evropian, shkatërruan skuadrën e Juventus në Londër, Chelsea fitojë me rezultat bindshëm duke kryesuar si lidere në grupin H.
Barcelona 0-0 Benfica
Xavi Hernandez nuk arriti më shumë se një barazim në debutimin e tij me Barcelonën në Champions League, kualifikimin Barcelona do të duhet ta sigurojë në Allianz Arena, përball Bayern Münich.
Young Boys 3-3 Atalanta
Një nga ndeshjet më interesante këtë edicion u zhvillua në Stadion Wankdorf, gjashtë gola dhe me përmbysje të vendasve. Atalanta dhe Villareal do të kërkojnë kualifikimin në xhiron e fundit ku do të ndeshjen me njëra-tjetrën.
Lille 1-0 Salzburg
Lille shumë afër për të bërë historinë, lidere momentalisht në Grupin G. Por që dallimi në mes të vendit të parë dhe të fundit është vetëm tre pikë, dhe momentalisht kampionët francezë nuk kanë asgjë të siguruar.
Malmo 1-1 Zenit
Malmo nuk arriti të shfrytëzon kartonin e kuq të Zenit, me një ndeshje të tensionuar Zenit arriti të barazonte rezultatin në minutat e fundit të ndeshjes, duke siguruar një vend në Europa League.
Sevilla 2-0 Wolfsburg
Sevilla nuk i lë asgjë rastit, në fushën e tyre arritën të mposhtin Wolfsburg duke lën gjithçka të hapur në grupin G, ku asgjë nuk është e sigurtë deri në momentet e fundit.