Përfundojnë gjashtë takimet e Ligës së Parë, këto janë rezultatet

Janë mbyllur gjashtë ndeshje në ditën e sotme të Ligës së Parë, në kuadër të Grupit A dhe B

Në kuadër të Grupi A janë zhvilluar plotë katër ndeshje, derisa rezultate të mira arritën Rahoveci duke e mposhtur Besën me rezultat minimal 1:0, me rezultat të njëjtë triumfoj edhe A&N ndaj Drenasit. Kurse, Trepça si mysafir fitoj me rezultat prej 3:1 ndaj Istogut. Ndërkaq me barazim u mbyll takim Onix – Vëllaznimi.

Në Grupin B janë zhvilluar vetëm dy ndeshje ku Fushë Kosova fitoj si vendas ndaj Kikës dhe 2 Korriku me një lojtar me pak ka marrë fitore ndaj Ramiz Sadikut.

GRUPI A

FT: Onix – Vëllaznimi 0:0

FT: Rahoveci – Besa 1:0

FT: A&N – Drenasi 1:0

FT: Istogu – Trepça 1:3

GRUPI B

FT: Fushë Kosova – Kika 2:1

FT: Ramiz Sadiku – 2 Korriku 1:2

Malisheva superiore ndaj Ulpianës, Drita ndalet nga Llapi në shtëpi

U ndëshkua me të kuq pasi reagoi ashpër për vendimin e VAR-it, ja çfarë tha Batatina pas ndeshjes ndaj Dritës