Kanë përfunduar të gjitha sfidat e ditës së sotme në Ligën e Parë të Kosovës.
Trepça ’89 ka arritur fitore të pastër ndaj Rahovecit 2-0, derisa Trepça ka mposhtur Vëllaznimin që u paraqit me junior 0-1.
Besa është turpëruar nga Istogu në derbin e rrafshit të Dukagjinit 0-4.
Ndërkohë gola me bollëk ka pasur edhe në tri ndeshjet e Grupit B. Arbëria ka triumfuar në udhëtim te Kika 1-2, derisa Ramiz Sadiku ka mposhtur 0-4 Vllaznin e Pozhoranit.
Ferizaj ka vazhduar me fitore, pasi ka mposhtur 3-1 Fushë Kosovën. /Gazeta Olle/