Përfundojnë dy sfidat e sotme në Ligën e Parë: Liria ndal pikët në shtëpi, Vushtrria dhe Prishtina e Re luajnë baras

Kanë përfunduar dy ndeshjet e ditës së sotme në Ligën e Parë të Kosovës.

Vushtrria dhe Prishtina e Re kanë luajtur baras 1-1 në një ndeshje të dominuar nga skuadra vendase, por që mysafirët u mbrojtën mirë.

Edmond Lika ka kaluar vendasit në epërsi në minutën e 25-të, derisa Astrit Berisha barazoi gjithçka shtatë minuta më vonë.

Ndërkohë në Prizren, Liria ka arritur fitore ndaj Trepçës ’89 me rezultat 2-0.

Kambato dhe Kulula ishin realizuesit e golave për skuadrën prizrenase. /Gazeta Olle/

Sylvinho: Çekia dhe Ukraina janë kundërshtarë të fortë, stadiumi plot na motivon

Mirlind Daku mungon një ndeshje, ndërsa katër të tjerë janë të rrezikuar