Përfundojnë dy ndeshjet e para në Klinë dhe Hajvali, takime të cilat dhuruan spektakël, dhe disa momente mjaftë interesante gjatë 90-të minutave.
Dukagjini dhe Malisheva kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare për gjatë 90-të minutave, ku në fund doli fituese skuadra mysafire.
Malisheva e filloj për mrekulli takimin duke shënuar gol me anë të sulmuesit Altin Aliu, por pas rishikimit me VAR, goli u anulua dhe shifrat mbetën të barabarta.
Pas fillimit të pjesës së dytë, Veliu arriti të shënonte golin e parë për edicionin 2023/24 me fanellën e a Malishevës, duke kaluar në epërsi bardhekaltërit, shkruan Gazeta OLLE.
Deri në fund dy skuadrat patën shance të arta, por në fund u mbyllë me rezultatin 0-1 në të mirë të Malishevës.
Prishtina në anën tjetër pa asnjë problem arriti të kalon pengesën e parë të sezonit, duke mposhtur thellë Niklin, e cila nuk kishte fuqi të përballonte sulmet e kryeqytetasve pas daljes me karton të kuq nga Behar Maliqi.
Deri në fund Prishtina arriti të ketë lojën totalisht në kontrollë, duke mos lejuar Feronikelin të rrezikon fitoren e Plisave për asnjë sekond, kështu me këtë fitore të udhëhequrit e Debatik Currit marrin kryesimin e tabelës së paku deri nesër ku pritet të zhvillohen dhe dy takimet tjera.
Dukagjini 0-1 Malisheva
Golashënues: Veliu (Malisheva)
Prishtina 3-1 Feronikeli 74
Golashënues: Sinani, Hyseni, Blesa (Prishtina) – Hajdari (Feronikeli)