Përfundojnë duelet Egnatia – Dinamo City dhe Laçi – Skënderbeu, këto janë rezultatet

Java e 26-të e Superiores filloi me duelet Egnatia-Dinamo City dhe Laçi-Skënderbeu. Në Rrogozhinë u regjistrua barazimi 1-1, ndërkohë që ekipi korçar fitoi 0-1 në Kurbin, duke siguruar tri pikë të arta.

Arbin Zejnullai kaloi Egnatian në avantazh me anë të një eurogoli sapo nisi pjesa e dytë, por kryeqytetasit evituan humbjen falë golit të Luis Kaçorrit.

Ndërkohë, Skënderbeu iu fal golit të Ardit Nikajt në minutën e fundit për të thyer Laçin në Kurbin. Duke i dhënë fund ecurisë prej 10 ndeshjesh pa humbje të bardhezinjve.

Fitore e madhe e skuadrës së Gvozdenovic, që për momentin e sheh veten në vendin e katërt me 37 pikë.

/SS/

Ekskluzive: Kushtrim Gashi flet rreth lëndimit më të rëndë në karrierën e tij, dhe rikthimin te Prishtina pas një kohe të gjatë

Renditja e re e FIBA-s: Kosova bie për dy pozita