Përfundojnë 45 minutat e para në finalen e Superkupës: Pa gola, por me një karton të kuq

Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e Superkupës së Kosovës në futboll.

Prishtina dhe Llapi kanë përfunduar 45 minutat e para pa gola 0-0 në finalen e Superkupës.

Ishte një ndeshje pa shumë raste shënimi, derisa u nda një karton i kuq.

VAR-i i ka ndalë në ndihmë gjyqtarit kryesor Dardan Çaka në minutën e 27-të.

Endrit Krasniqi e goditi mbrojtësin e llapjanëve Elvis Prenci, derisa Çaka nuk e pa.

Por pas rishikimit të rastit në VAR, Krasniqi u përjashtua direkt me karton të kuq.

Kësisoj dy skuadrat në pjesën e dytë kërkojnë golin. /Gazeta Olle/

Dardan Çaka konsultohet me VAR-in dhe përjashton Endrit Krasniqin nga finalja e Superkupës

Shënon Otto John, Prishtina në epërsi ndaj Llapit