Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat e Grupit C në xhiron e tretë të Kampionatit Botëror.
Polonia dhe Argjentina kanë shkuar në pushim me rezultat të barabartë 0-0.
Argjentinasit patën më shumë nga loja dhe në minutën e 38-të patën rastin e artë për të kaluar në epërsi.
Mirëpo penalltinë e fituar vet, Lionel Messi e humbi, pasi ishte portieri Woijcech Szczesny që ia priti goditjen yllit argjentinas.
Kësisoj 45 minutat e para në këtë sfidë u mbyllën ashtu siç filluan me rezultat të bardhë 0-0.
Pa gola ka përfunduar edhe sfida tejtër mes Arabisë Saudite dhe Meksikës 0-0. /Gazeta Olle/