Kanë përfunduar 45 minutat e para në dy sfidat e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Milani ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsi ndaj Tottenhamit me rezultat minimal 1-0.
Ishte mesfushori spanjoll Brahim Diaz që realizoi golin e vetëm në këtë pjesë loje pas shtatë minutave lojë.
Ndërkohë dueli tjetër po zhvillohet në Parc de Princes në Paris mes Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.
Por në 45 minutat e para në kryeqytetin francez nuk ka gola dhe dy skuadrat kanë shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat të bardhë 0-0. /Gazeta Olle/